Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është tallur jo pak me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo pas një përplasje të tyre nga distanca mbrëmë në orët e vona, ku Thaçi i çoj mesazh Kurtit dhe u.d. të ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla se gjendet në shtëpinë e tij, dhe nëse duan të shkojnë atje, pasi ky i fundit tha se edhe presidenti duhet të futet në karantinë nëse ka shkuar në Shqipëri për ta marrë kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Kurti ju kundërpërgjigj Thaçit ku i kërkoi debat televiziv, duke i thënë se “nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”.
Ndaj këtij debati në mënyrë ironike ka reaguar Shpend Ahmeti duke i thënë Thaçit e Kurtit t’i lënë këto sende, dhe se nëse duan të ndihmojnë gjatë pandemisë, ai gjendet pranë tyre, tek objekti i Presidencës dhe Kryeministrisë.
“Mirëmëngjesi Prishtinë, gjendem saktësisht në mes të qeverisë edhe presidencës. Qitu jam, tuj ju pritë jam, merrni kënd të doni këtu më gjeni, merrni më shumë njerëz dhe hajdeni t’i shpërndajmë do ndihma e pako ushqimore për ata që kanë nevojë. Lëreni këto sene, më mirë me i ndihmuar qytetarëve derisa të kalon pandemia. Qitu më keni”, ka thënë Ahmeti.
c
/Reporteri.net/.