Një javë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dha dorëheqje nga i pari i Partisë Socialdemokrate, duke kërkuar kështu nga PSD-ja, që të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha struktura.
Pas kësaj, në krye të PSD-së, erdhi Dardan Molliqaj, ndërsa sot u bënë me dije edhe nënkryetarët e këtij subjekti dhe emërimet e tjera në këtë parti.
Por emri i Shpend Ahmetit, nuk u lakua askund. I vetmi lajm që ishte në lidhje me të, është ai se Ahmeti, ka dhënë dorëheqje edhe nga partia.
Por, i pyetur nga Gazeta Insajderi, në lidhje me këtë, i pari i Prishtinës, tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që ka thënë javën e kaluar.
Ndërsa theksoi se ai vazhdon të jetë anëtar i PSD-së.
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që kam thënë javën e kaluar. Pas diskutimeve në parti dhe pas rezultateve zgjedhore kam kërkuar që PSD të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për krejt strukturat. Ky propozim është pranuar nga Këshilli dhe janë mbajtur zgjedhjet. Nuk kam kandiduar për asnjë post e asnjë forum për shkak të përkushtimit tim të merrem me dhe vetëm me Komunën e Prishtinës. Unë jam anëtar i PSD se dhe i uroj udhëheqësisë se re suksese në punë dhe arritjen e qëllimeve”, ka thënë Shpend Ahmeti, për Insajderin.
Kujtojmë se sot PSD mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast zgjodhi nënkryetarët, sekretaren e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.