Ish-shefi i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, i është kthyer punës së tij të moçme si zyrtar në Policinë e Kosovës.
Reporteri.net ka marrë vesh se Maxhuni është bërë këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, Rashit Qalajt, lidhur me çështje të operacioneve.
Marrjen e detyrës në Policinë e Kosovës e ka konfirmuar për Reporterin edhe zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani.
“Koloneli Shpend Maxhuni është kthyer në PK, në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, ka thënë Kelani.
Vlen të theksohet se Maxhuni, para se të shkojë si shef në AKI, kishte qenë Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.