×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndahen sërish në rrjete sociale përgjigjet nga Testi i Arritshmërisë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 12:35

    Testi i Arritshmërisë sërish është shpërndarë në rrjete sociale.

    Ka mjaftuar gjysmë ore prej kur ka nisur testimi i semi-maturantëve që pyetjet dhe përgjigjet e sakta të publikohen në grupe të ndryshme në Facebook, derisa janë krijuar edhe grupe të tjera private në Viber.

    Një gjë e tillë ndodhi edhe në fazën e parë të Testit të Arritshmërisë ku pothuajse të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, e grupeve të ndryshme, u publikuan në rrjete sociale.

    Pas përfundimit të pjesës së parë të testit, që u mbajt më 4 qershor, MASHTI njoftoi se nxënësit që kanë përdorur telefona nuk mund ta përsërisin edhe një herë pjesën e parë të testit dhe atyre do t’iu llogariten pikët vetëm nga pjesa e dytë.

    Dukuria e shpërndarjes së pyetjeve dhe përgjigjeve në rrjete sociale përsëritet secilin vit në Testin e Arritshmërisë, njofton Klankosova.tv.

    Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë i cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:00.

    Në pjesën e dytë të testimit, nxënësit po iu nënshtrohen pyetjeve nga lëndët matematikë, informatikë, shkenca natyrore, fizikë dhe kimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!