×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Shpërndau kartela për punësime në KEK, Selmanaj: Veprimi i Kurtit është uzurpim i pastër i pushtetit

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 7:43
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj. Fotografi nga arkivi.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për uzurpimin e pushtetit dhe shkeljen e parimeve themelore të demokracisë.

    Selmanaj e quajti shpërndarjen e kartelave për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) një formë të “abuzimit të pastër”.

    “Kur Albin KURTI- HIBRID shpërndan kartela për punësime në KEK, nuk kemi të bëjmë me abuzim të thjeshtë – është uzurpim i pastër i pushtetit.
    KEK-u nuk është pronë e tij, as punësimet nuk janë kompetencë e tij. Ky veprim shkel çdo normë institucionale dhe i përul parimet bazë të demokracisë.
    Në një shtet ku Kryeministri shpall veten rekrutues, punësues dhe përfitues i mirënjohjes publike, nuk ka më vend për institucione. Ka vetëm një njeri që shet pushtet dhe kërkon borxhe morale nga qytetarët. Ky nuk është shtet – është teatër i sundimit absolut.
    Nëse duani NDRYSHIM, atëherë BËHUNI NDRYSHIMI i vërtetë me LDK-në”, shkruan Selmanaj.


    Kryeministri Albin Kurti ishte të hënën në Korporatën Energjetike të Kosovës për ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B. Krejt në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit. Gjë që u pa si pjesë e fushatës së tij, me rastin e nisjes së punës së këtyre punëtorëve.

    Por, sipas kryeministrit Kurti, veprimi që bëri “është në funksion të mihjes, prodhimit të qymyrit”.

    “A është edhe për fushatë?, u pyet kryeministri Kurti nga gazetari i Kallxo.com.

    Por, pyetjes i shmanget kryeministri duke nxituar të hip në xhip.

    Kartela 220 punëtorëve të rinj në KEK, Kurti pyetet a po bën fushatë: Kjo është në funksion të mihjes, qymyrit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!