Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se të mërkurën, në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore.
“Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri. Në këtë moment, ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës, zjarret e sotme, kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.