×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen bombola e gazit në Istog, tre persona dërgohen në QKUK

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 20:01

    Tre persona janë lënduar në Istog, pasi një bombolë gazi ka shpërthyer sot në një objekt banesor.


    Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.

    Ai tha se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banesorgjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lëdnuar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Rugova.

    Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!