Një gyp uji ka shpërthyer në qendër të qytetit të Prizrenit duke shkaktuar vërshime në një pjesë të qytetit.
Uji ka depërtuar edhe në disa objekte në pjesën e Shatërvanit.
“Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rregullimin e problemit.
Drejtori i KRU Hidroregjioni, Zenel Zenelaj, tha për Klan Kosova se për 2-3 orë do të evitohet problemi.
“Është gyp i ujësjellësit. Është problem i zakonshëm që mund të ndodhë. Ekipi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për 2-3 orë evitohet problemi”, është shprehur Zenelaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.