Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në rrugën” Garibaldi ” në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Ujësjellësi njofton se pa ujë të pijshëm është lagjja ” Dardania” në Prishtinë ndërkaq nuk dihet ende se sa do të zgjasë sanimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.