Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sulmuar PDK-në në raport me zhvillimet aktuale politike.
Ndërsa ka folur për deklaratën e kreut në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj duhet t’ua kthejë borxhin dhe t’i mbështetë për presidentin, kreu i AAK-së, ka thënë se nuk i ka kurrfarë borxhi.
“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai në Debat Plus në TV Dukagjini
“Këta njerëz janë që po thonë se u kam borxh. O nuk iu kam borxh, por kam njerëzillëk. E keni marrë vetën në qaf. Nuk kam dashur t’i lë të gabojnë e të mos na sjellin kësi problemesh në vend”, tha Haradinaj.
Ndaj deklaratës së Haradinajt ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i cili përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me liderin e AAK-së , duke thënë se sa herë ai flet populli qesh me të.
“Sa herë që flet Ramush Haradinaj, banori i lagjes Marigona, i vetëquajtur edhe si engjulli i luftës, për hajni, korrupsion, qeverisje të mirë dhe për menaxhim publik. I tërë populli i Kosovës reagon si më poshtë: HAHAHAHAHA. Po ku je nisur moj engjëllushe?, thuhet në reagimin e Bytyçit.