×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen murtaja e shpezëve në Maqedoninë e Veriut: AUV tregon a është Kosova në rrezik

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 17:58

    Sëmundja e shpezëve e cila ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, New Castle, apo murtaja atipike e shpezëve, nuk ka prekur ende Kosovën. Kështu kanë bërë të ditur nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit.

    Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it, ka thënë se momentalisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje të shpezëve.

    “AUV bën vetëm monitorimi pasiv të kësaj sëmundje kur kemi  probleme shëndetësore apo dyshime për prezencën e New Castle në ferma atëherë merren mostrat për analiza laboratorike në këtë sëmundje, tani për momentin Kosova është e lirë nga sëmundja Neë Castle”, ka deklaruar Thaçi, shkruan Express.

    Thaçi tha se kjo sëmundje e shpezëve ka qenë e përhapur në Kosovë gjatë vitit 2003.

    “Kjo sëmundje për herë të  fundit ka qenë prezente në Kosovë në vitin 2003, në komunën e Gjakovës. Nga kjo kohë për disa vite kemi aplikuar fushata të vaksinimit kundër kësaj sëmundje dhe nga ajo kohë nuk e kemi pasur asnjë rast pozitiv në ketë sëmundje. AUV e ka obligim dhe përcjell në vazhdimësi situatën në lidhje me prezencën e kësaj sëmundje në shtetet ku paraqitet sëmundja”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka bërë të ditur se në kjo sëmundje e shpezëve ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut. Për këtë shkak, Kosova ka ndaluar importin nga ky shtet.

    “Sipas Ligjit të Veterinarisë 21/2004, AUV është e obliguar që të bëjë ndalesën e importit nga shtetet e infektuara me sëmundje të kafshëve ose shpezëve, sipas programit të parë të sëmundjeve infektive të dala nga ky ligj. AUV nga 13.05.2020, ka nxjerrë  vendim për masën e ndalesës se përkohshme,  për shpezë dhe produkte nën-produkte të shpezëve për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Thaçi.

    Thaçi tha se AUV ka bërë regjistrimin e të gjitha fermave të shportarisë në Kosovë, ku të gjitha janë të pajisura me kodin apo numrin e fermës, numër ky i cili vendoset edhe në vezë përmes vulosjes së tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!