Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen “Shadervani” ka shpërthyer një bombolë gazi, në një magazinën e një shtëpie private.
Dyshohet se pronari i shtëpisë posa i është afruar derës së magazinës , në atë moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr.
“Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima, pronari i shtëpisë i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilanit u dërgu në QKUK në Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, Policia njofton se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes përveq policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizu zjarrin.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.