×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen një bombolë gazi në Gjilan, lëndohet një person

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 22:03

    Një bombolë gasi ka shpërthyer prapa xhamisë së madhe, tek Argjendarët në Gjilan.


    Nga ky shpërthim ka mbetur i lënduar një person. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Me 07 gusht 2021 rreth orës 11:00, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen ‘Shadervani’ ka shpërthyer një bocë e plinit , në një magazinë të një shtëpie private. Dyshohet se pronari i shtëpisë posa është afruar derës së magazinës , në moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima pronari i shtëpis i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilnit u dërgu në QKUK në Prishtinë.Me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsideeushme materiale”, ka thënë Hashani për Reporterin.

    Ai shton tutje se në vendin e ngjarjes përveç policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrëfikësve të cilët e kanë lokalizu zjarrin.

    “Për rastin është njoftu prokurori i shtetit dhe rastin e ka cilsu “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ka urdhëruar që të hetohen shkaqet dhe rrethanat si ka ndodh ky rast”, ka thënë Hashani. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!