×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen veterani që mbeti pa djalë nga lufta: Shan dhe akuzon njerëzit e shtetit

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 16:38

    Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, prindi i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi duke akuzuar individë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët sipas tij, keqpërdorin dhe njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së për përfitime personale dhe klanore.


    Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë, raporton TV Prizreni.

    Por, kur ata afrohen për të bërë homazhe para varreve të dëshmorëve, Islam Bytyqi i thotë Zafir Berishës se “ju po rrnoni mirë”, ndërsa Haskukës i thotë se “nuk jeni të gjithë të këqij”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!