Në fshatin Babush të komunës së Ferizajt, gjatë ditës së martë ka shpërthyer zjarri.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një pjesë e madhe e sipërfaqëve hamullore është përfshirë nga zjarri.
Ndryshe, zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj ka thënë se nga data 29 korrik e deri më dje, në Kosovë kanë qenë 180 vatra të zjarrit, shkruan Reporteri.net.
Ai në T7 deklaroi se disa nga këto vatra kanë qenë lehtë të menaxhueshme dhe janë sanuar lehtë.
Ndërsa gjendja më e rëndë mbetet në komunën e Pejës ku vatrat e zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, teksa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.