Fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës para pak çasteve është përfshirë nga zjarri.
Në pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se zjarri ka shpërthyer në male dhe në toka bujqësore, shkruan Reporteri.net.
Po raportohet se zjarri po shpërndahet dhe mund të rrezikojë edhe fshatërat Cerajë e Bistricë.
Banorët po kërkojnë ndihmë në shuarjen e zjarrit me qëllim që mos të përhapet më shumë pasi pasojat mund të jenë të mëdha, sepse zjarri po ngjitet nëpër male. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.