Një zjarr ka shpërthyer në postën e cila gjendet në sheshin e qytetit të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me anë të raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se rasti ka ndodhur në katin e tretë të objektit të postës, ndërkohë zjarrfikësit kishin arritur ta shuajnë zjarrin.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Ky është njoftimi i plotë:
“Sheshi i qytetit, Ferizaj 13.06.2020-19:51. Është raportuar se një zjarr kishte shpërthyer në një zyrë në katin e tretë të objektit të postës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.