×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim në një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 8:48

    Sot rreth orës 03:30 ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas Ahmetit njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

    “Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo thotë se për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!