×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Shpërthim në një shtëpi në Gjakovë, lëndohet rëndë një 20 vjeçar

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 12:25

    Një 20 vjeçar nga Gjakova ka pësuar lëndime të rënda për shkak të shpërthimit të një mjeti shpërthyes.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

    Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e viktimës dhe po ashtu potencohet se sipas hetimeve të para dyshohet se vetë viktima ka shkaktuar shpërthimin.

    “Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes.

    Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

    Prokuroria është duke e hetuar rastin. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!