×
  • Lajme
  • Lajme / 12 të lënduar

    Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 8:52

    Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid në Minierën e Trepçës gjatë ditës së djeshme.

    Rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

    Për pasojë policia njofton se lëndime kanë marrë 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

    Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.

    Rasti është duke u hetuar.

    “LËNDIM AKSIDENTAL

    Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!