×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Shpërthimi në një shtëpi në Gjakovë: 20 vjeçari u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë, po trajtohet në Intensivë

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 14:30

    Një person nga rajoni i Gjakovës është lënduar rëndë nga një mjet shpërthyes. 20 vjeçari u dërgua në QKUK me plagë të rënda dhe është duke u trajtuar aty.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për gazetën online Reporteri.net se gjendja e viktimës në momentin e pranimit ishte e rëndë dhe i njëjti është transferuar në Mjekësinë Intensive Qendrore.

    “Pas trajtimit dhe intervenimit kirurgjik nga ekipa kujdestare në Qendrën Emergjente, pacienti është dërgu në Mjekësinë Intensive Qendrore, për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e rëndë”, ka thënë Syla.

    Si ndodhi rasti?

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

    Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e viktimës dhe po ashtu potencohet se sipas hetimeve të para dyshohet se vetë viktima ka shkaktuar shpërthimin.

    “Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes.

    Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

    Prokuroria është duke e hetuar rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!