Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për shpërthimin pas mesnatës veri të Mitrovicës, ku mbetën të plagosur dy persona.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net. se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.
Elshani ka bërë të ditur se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut ka thënë se rasti nuk lidhet me çështje etnike.
“Nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.