×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Shpërthimi në veturën e U.d të Drejtorit të QKUK’së, Policia: S’ka të lënduar, veç dëme materiale

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 10:56
    Foto: Nacionale

    Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me shpërthimin në veturën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, në parkingun e QKUK’së.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonine e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ajo tha se ekipet kanë dalë në vendngjarje.

    “Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Ahmeti.

    Rastin fillimisht e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

    “Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës. Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së. Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërthen vetura e U.d të Drejtorit të QKUK’së që ndodhej në parking, SHSKUK jep detaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!