×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpëtohet qeni i cili mbeti i ngujuar në bunar 13 metra të thellë në Deçan

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 19:56

    Gjatë ditës së djeshme është shpëtuar një qen në Deçan i cili kishte mbetur i ngujuar në një bunar me thellësi 13 metra.


    Ky qen është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, këtë e bëri të ditur njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i tij:

    Dje, zjarrfikësit në komunën e Deçanit, bën një gjest fisnik, ashtu siç edhe e kanë profesioninin e tyre.

    Ata shpëtuan një qen që kishte mbetur i ngujuar në një bunar të thellë rreth 13 metra.

    Zjarrfikësit përveç anës humane, dje treguan edhe profesionalizmin e tyre në punën që e kryejnë në Kosovë. Gjithmonë të gatshëm jo vetëm për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronave të tyre, por kur është nevoja duke i dalë në ndihmë edhe botës shtazore, madje shpesh herë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

    Këtë, dje, ata ua dëshmuan të gjithëve.

    Ju lumtë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2794809340540175&set=a.207687759252359&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!