×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpezët godasin aeroplanin, vonesa në fluturimin Prishtina-Basel

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 12:05

    Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar për fluturimet për të cilat ka pasur probleme dhe vonesa.


    Autoriteti i Aviacionit Civili informon se sot në mëngjes, fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit.

    Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.

    Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale).

    Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!