×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpresë tjetër për vizat, Këshilli i BE-së mblidhet më 12 mars

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 8:43

    Më 12 mars është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së – përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se gjasat janë minimale që në këtë takim t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të kosovarëve.


    Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave, shkruan sot gazeta Zëri.

    Që nga shtatori i vitit 2018, kur Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, ende nuk ka pasur asnjë pikë kthese në këtë proces. Madje sipas Bashkimit Evropian, për të ndodhur liberalizimi për Kosovën duhet të unifikohen shtetet e BE-së, të cilat aktualisht nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën.

    Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostollova, të hënën në një deklaratë për medie u bëri thirrje autoriteteve kosovare të lobojnë, në mënyrë që t’i bindin shtetet anëtare të BE-së që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!