Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.
Kjo konferencë për media do të mbahet lidhur me koronavirusin.
Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.