×
  • Lajme
  • Lajme / Në këto komuna

    Shqetësuese: Gjashtë raste të dhunës fizike të burrave ndaj grave në ditën e Bajramit

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 8:47

    Dhuna në familje, konkretisht rastet kur burrat po sulmojnë gratë e tyre po shënon shifra alarmante në vendin tonë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit, pra në ditën e Bajramit, janë raportuar 6 raste kur burrat në qytete e fshatra kanë kanosur fizikisht gratë apo ish-gratë e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Rastet e dhunës në familje në 24-orëshin e fundit kanë ndodhur në Fushë Kosovë, më së shumti raste, gjithsej tre, pastaj Lipjan, Istog e Leposaviq.

    Më poshtë gjeni të gjitha rastet e raportuara në 24 orët e fundit, ku burrat kanë sulmuar fizikisht apo kanë kanosur gratë e tyre.

    · Lipjan / 16.06.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.

    · Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë / 16.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·Istog / 15.06.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

    ·Leposaviq / 15.06.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës ish bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima pas ndihmës mjekësore në QKMF-Leposaviq është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!