Partitë politike ende pa nisur fushata zyrtarisht kanë nisur “gjahun” për të siguruar sa më tepër mbështetje nga qytetarët.
Çdo ditë po ngarendin nga një qytet në tjetrin, ku po zhvillojnë takime me struktura e mbështetës të tyre, ndërsa kanë nisur të bëjnë edhe premtime për vende të reja pune, dhe në përgjithësi mirëqenie sa më të mirë.
Herë po mblidhen në zyre të degëve të partive, herë në restorante, e në mbrëmje po u trokasin në derë qytetarëve ku po priten në oda, dhe në fund po publikojnë foto në rrjetet sociale për të treguar përkrahjen që kanë.
Në këto ditë të parafushatës ajo çka ka tërheq vëmendjen është se partitë fare nuk po brengosen për fatin e qytetarëve pasi po qëndrojnë të “ngjitur” njëri me tjetrin pa ju trembur Covid-19.
Megjithatë përveç mosrespektimit të masave çka ka bërë që të reagojnë edhe komuniteti i biznesit të cilët janë prekur më së tepërmi nga pandemia, është shqetësuese se në tubime të partive po shihen edhe fëmijë.
Një gjë e tillë ka ndodhur në tubimet e LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Në fotot e publikuara nga kandidati i LDK-së për kryeministër, që është aktualisht edhe kryetar i qeverisë në detyrë shihet se gjatë një tubimi në qytetin e Prizrenit në sallë gjendet edhe një fëmijë.
Edhe në të kaluarën partitë politike janë kritikuar jashtëzakonisht shumë se kanë përdorur fëmijët për fushatë, dhe siç duket pashmangshëm një gjë e tillë do të ndodh edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 qershorit.
Edhe në tubimet e Nismës për Kosovën po marrin pjesë edhe fëmijë në tubimet.
Kështu ka ndodhur të dilen mbrëma ku gjatë një tubimi të kësaj partie në fshatin Tërpezë të Malishevës ku i pranishëm ishte edhe kreu Fatmir Limaj, prezent shihet edhe një fëmijë në një nga odat ku është mbajtur tubimi.
Fëmijë prezent janë parë edhe në një tubim që ka zhvilluar AAK-ja, përbërë nga Selim Selimi, Fatmir Shurdhaj e kolegë të tjerë me 5 janar në Hajvali.
Në tubimin që është mbajtur në një nga lokalet në Hajvali shihet se ulur qëndron edhe një fëmijë.