Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, ka thënë se zyrtarisht u anëtarësuar në këtë parti më 20 mars të këtij viti.
Ajo ka treguar për ftesën që ka marrë ka lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të bëhet anëtare e kryesisë, ku edhe pastaj Mjekiqi u bë nënkryetare e kësaj partie.
“Gjithmonë rrugët e mija janë lidhur me rrugët e LDK-së. Nuk kam qenë ë anatarësuar formalisht. Për herë të parë u antarësova më 20 mars. Kisha një ftesë nga Abdixhiku, por ftesa nuk ishte, ai e bëri me dije që e kishte diskutuar brenda partisë me anëtarë të tjerë, me të cilët kam punuar një kohë ose tjetrën, kryesisht në pozitën e këshilltares së integrimeve evropiane. Në bazë të atyre diskutimeve që i kanë pasur mes vete, kanë ardhur në përfundim që Shqipe Mjekqi gëzon një mbështetje”, tha Mjekiqi.
Ajo madje tha se u prit mirë në LDK, dhe se ka kohë që ajo ta tregojë veten dhe kontributin e saj.
“U prita mirë, do të ketë kohë për mua ta tregoj për veten time dhe për kontrubutin që do ta jap në LDK. Në LDK u ndjeva mirë, aty gjeta disa njerëz, sic e thash jam takuar por edhe kam qenë nkontakt në një formë ose tjetrën”, shtoi ajo në Rubikon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.