Deputetja a e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina i ka reaguar nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bilimi, i cili tha se PSD-ja duhet të hyjë e vetme në zgjedhje për të treguar a i ka vjedhur mandatet.
Pantina ka thënë se përderisa Besniku nuk pranoi të gjuante gaz lotsjellës, ajo rrezikoi burgun për LVV, shkruan Reporteri.net
Postimi i plotë:
Edhe Besniku (Bislimi) po na quan trathtare? Per here te dyte ( ne diten kur eshte zgjedh Thaci President) une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere), nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova dhe burgin per LVV. PSD-se i kerkon te garoj e vetme ne zgjedhje por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5 qe i munsesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do mund te kontribonte si Drejtor nuk qendroj as per dy muaj. E le te shohim si e vetme ne zgjedhje a do i marr LVV 32 deputete. Besnikuse fundi pranoj te behet nenkryetar i nje subjekti te majt e ne anen tjeter hartoj program per nje parti krejtesisht te djatht, ( epo 60 mije euro nuk jane pak. Pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV e shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra interesi personal me i rendesishem se pergjegjesia publike.
Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveq hipokrizi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.