×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 14:10

    Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha sot në një postim në rrjetet sociale se “përmes kësaj pakete mbrohen të drejtat shoqërore, gjë e cila do të shërbejë, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.

    “Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës nisën në vitin 2020 dhe kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, tha Hado.

    Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!