Një kamion i cili transporton disa mallra, ka kaluar nëpër Serbi me mbishkrimin e vendosur “Shqipëri të qofsha falë, të kam nënën më ke djalë”. Fotografia e bërë nga një kosovarë është shpërndarë në rrjetet sociale.
Shpesh në Facebook shpërndahen fotografi të ndryshme ku qytetarë shqiptarë kalojnë nga Serbia dhe shfaqin elemente të patriotizmit. Shqiponja me duar, flamuri kuq e zi apo edhe ndonjë mbi shkrim kombëtar i vendosur mbi vetura ose kamiona, janë elementët që përdoren më së shumti.
Autostrada e Serbisë që lidhet gati deri në Kosovë, përdoret nga kompani të ndryshme që të bëjnë transportin e mallrave të ndryshme për në shtetet e tjera Europiane.
Një kamion i cili ka qenë duke kaluar nga Beogradi për në një shtet tjetër, është shfaqur me një mbishkrim interesant.
“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënën më ke djalë”, është mbishkrimi që pronari e ka vendosur mbi kamion. Kjo e ka motivuar një qytetar nga Kosova dhe i ka shkrepur atij një fotografi, të cilën më pas e ka hedhur tek “Maraklit e kerreve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.