Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për kthimin nga Siria të 13 shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kthimi është realizuar përmes një aksioni të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të dy shteteve.
“Kemi kthyer në atdhe 13 shqiptarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, ka shkruar Rama në profilin e tij.
“Ju flasim nga Aeroporti i Prishtinës, ku sapo ka përfunduar një operacion shumë i rëndësishëm i riatdhesimit të 13 shtetasve shqiptarë të Shqipërisë por edhe shtetasve tjerë të Kosovës”, ka thënë ministri Brendshëm i Shqipërisë.
Nga Aeroporti i Prishtinës ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Svecla, duke dhënë detaje lidhur me aksionin e përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.