×
  • Lajme
  • Lajme / Shkodra Elektronike

    Shqipëria, finalistja e dytë në Eurovision

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 23:19

    Shqipëria është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, shkruan Reporteri.net.

    Shqipëria ishte finalistja e dytë. Finalistja e parë ishte Norvegjia.

    Finalen veç Shqipërisë dhe Norvegjisë, e siguruan edhe Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

    Shqipëria vazhdon të mbajë rekordin e përfaqësuar me Rona Nishliun në vitin 2012. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë. Në top 10, Shqipëria hyri edhe në vitin 2017, e përfaqësuar nga Lindita Halimi me këngën “World”./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!