×
  • Lajme
  • Lajme / Integrimet evropiane

    Shqipëria hap sot negociatat me BE për anëtarësim

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 7:54

    Dita e sotme mund të konsiderohet si historike për Shqipërinë përsa i përket procesit të integrimit evropian.

    Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe A2 ka zbardhur se kush janë kapitujt e parë që do të diskutohen.

    Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po sot mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

    Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose ‘themeloret’, përfshin kapitujt si më poshtë:

    Grup kapitulli i parë:

    -Funksionimi i institucioneve demokratike

    -Reforma e administratës publike

    -Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

    -Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

    -Kriteret ekonomike

    -Kapitulli 5 – Prokurimi publik

    -Kapitulli 18 – Statistikat

    -Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

    Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!