Për herë të parë në 24 orë nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19 në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në Tiranë që prej marsit të vitit 2020.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë, shkruan Reporteri.net.
“LAJM I BUKUR
Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkuar Rama.
Edhe mjeku infeksionit Tritan Kalo ka thënë se Shqipëria e ka fituar këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, por është ende shpejt për të folur me siguri dhe bën thirrje për vazhdimin e respektimit të masave anti-Covid.
Mjeku Kalo gjithashtu bën thirrje për një vaksinim masiv, sepse thotë ai se kjo i ndihmon Shqipërisë që sa më shpejt të dalë nga ky tunel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.