×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​107-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 7:13

    Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan më 4 dhjetor të vitit 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.


    Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj.

    107-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare

    . Në 107-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, qëndron në Kosovë, ku do të dekorojë Forcat ushtarake të Kosovës për kontributin e dhënë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!