×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Aksident në Durrës, vdes këmbësorja 72-vjeçare

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 23:13

    Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik sonte në Durrës.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar, dhe sipas informacioneve paraprake ka qenë rezultati i përplasjes së këmbësores me iniciale N.M. me një mjet të drejtuar nga 49-vjeçari T.M.

     

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!