Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se 45.630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit.
“45.630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në mbi 1.8 milionë numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. 1.270.057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.