×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Ende nuk janë hapur disa qendra votimi në disa komuna

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 9:01

    Ndonëse zyrtarisht procesi i votimit është hapur për zgjedhjen e krerëve të 63 bashkive në orën 7:00, në disa njësi administrative ka pasur probleme. Procesi nuk ka nisur në të gjitha Qendrat e Vorimit në Shkodër.


    Situata po vijon të koordinohet mes KZAZ dhe KQZ se çfarë do të ndodhë me këto QV që nuk janë hapur ende. Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë situatë e tensionuar. Qendra e Votimit e Prekalit është djegur. Pavarësisht kësaj, 85% të QV janë hapur.

    Komisionerët në Pogradec braktisin detyrën

    Probleme ka pasur edhe në Bashkinë e Pogradecit, ku disa QV nuk janë hapur pasi komisionerët kanë braktisur detyrën. Pritet zëvendësimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Probleme në Vaun e Dejës

    Edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës disa QV nuk janë hapur. Ditët e fundit në këtë Bashki ka pasur incidente zgjedhore, ku protestuesit dogjën KZAZ-në. Për pasojë kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë, Zef Hila dy ditë më parë, duke e akuzuar si organizator të djegies së materialeve zgjedhore.

    Për herë të parë në 31 bashki ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, ai i maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën./Tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!