×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 8:14

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Italisë pasditen e sotme.


    Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e 10 të “The State of the Union” me temë “Europa në një botë që ndryshon”.

    E organizuar nga Instituti Europian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Europës në zhvillimin botëror.

    Në takim do të jenë të pranishëm edhe Luigi di Maio e Presidentja e KE, Ursula Von der Layen.

    Kryeministri Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!