×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Shqipëria pa asnjë viktimë nga coronavirusi në 24 orët e fundit

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 17:45

    Tri raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 2444 testime të kryera në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.


    Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19, prej tyre vetëm një po merr trajtim spitalor të specializuar.

    Dy raste të reja janë regjistruar në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

    Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.512 raste pozitive, prej tyre 129.990 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!