×
  • Lajme
  • Shqipëria

    10 të vdekur dhe 441 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 17:34

    Dhjetë viktima dhe 441 raste të reja nga Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.


    Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më I lartë I të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 200 raste të reja , 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

    Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç.

    Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (15 Tetor 2021)

    Raste të reja ditore 441
    Të shëruar në 24 orë 628
    Të shtruar në spitale 146
    Humbje jete në 24 orë 10
    Testime ditore 3,572

    Testime totale 1,253,624
    Raste pozitive 177,108
    Raste të shëruara 167,936
    Raste Aktive 6,365
    Humbje jete 2,807

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 2,993
    Durrës 778
    Fier 664
    Shkodër 497
    Elbasan 258
    Lezhë 205
    Gjirokastër 204
    Berat 196
    Vlorë 195
    Korçë 148
    Kukës 139
    Dibër 8

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!