×
  • Lajme
  • Shqipëria

    11 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet në Durrës shqiptari që jeton në Zvicër

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 10:13

    11 kilogramë heroinë u sekuestruan nga policia në Portin e Durrësit ndërsa në pranga ra një 50-vjeçar shqiptar banues në Zvicër.


    Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të kontrollit nga policia kufitare, në pikën e kontrollit të mjeteve, në automjetin tip Opel me drejtues A. S me banim në vicër, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

    Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit.

    Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg Heroinë dhe arrestoi në flagrancë shoferin e makinës.

    Policia thotë se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!