Kjo e hënë ka regjistruar një ulje të numrit të rasteve të reja me Covid nga një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 318 raste të reja pozitive në 1508 testime të kryera, ndërsa 577 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
Ndërkohë 11 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.
“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç”.
COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 318
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 296
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1508
Testime totale 255,197
Raste pozitive 56,572
Raste të shëruara 32,122
Raste Aktive 23,286
Humbje jete 1164
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382