×
  • Lajme
  • Shqipëria

    11 të vdekur dhe 597 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 17:26

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë në vend.


    11 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, ndërsa janë regjistruar 597 raste të reja.

    Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

    171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

    TË SHËRUAR:

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

    SITUATA NË SPITALET COVID

    Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

    VIKTIMAT

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

    një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,

    një 56 vjeçare nga Dibra,

    një 65 vjeçar nga Lushnja,

    një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

    COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)

    Raste të reja ditore 597

    Të shëruar ne 24 orë 122

    Të shtruar në spitale 393

    Humbje jete në 24 orë 11

    Testime ditore 2,501

    Testime totale 155,650

    Raste pozitive 27,830

    Raste të shëruara 12,889

    Raste Aktive 14,318

    Humbje jete 623

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 6891

    Durrës 1218

    Fier 1076

    Korçë 892

    Shkodër 852

    Elbasan 771

    Vlorë 641

    Lezhë 638

    Berat 438

    Gjirokastër 416

    Kukës 339

    Dibër 146

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!