×
  • Lajme
  • Shqipëria

    119 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe 4 viktima

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 17:36

    Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi në raportimin ditor se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID-19.


    Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar me oksigjen.

    Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

    COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
    Testime totale 36388
    Raste pozitive 4290
    Raste të shëruara 2397
    Raste Aktive 1776
    Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 893
    Durrës 201
    Shkodër 201
    Vlorë 100
    Lezhë 89
    Korçë 63
    Kukës 52
    Elbasan 51
    Fier 43
    Berat 35
    Dibër 26
    Gjirokastër 22 /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!