×
  • Lajme
  • Shqipëria

    15 persona përfundojnë në spital, pickohen nga merimanga e zezë dhe gjarpri

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 15:45

    Vetëm javën e fundit janë regjistruar 6 raste nga pickimi i merimangës së zezë, duke e çuar në total në 9 numrin e personave të pickuar gjatë sezonit.


    Në spitalin Rajonal të Fierit po paraqiten edhe banorë të zonës të pickuar nga zvarranikë dhe insekte.

    Mjeku toksikolog, Lulezim Banushaj, i cili ka asistuar pacientët, shton se javën e fundit janë paraqitur edhe 4 raste të personave të kafshuar nga nepërka dhe gjarpri, duke e çuar në 6 numrin e personave të kafshuar nga zvarranikët gjatë kësaj vere.

    Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, apo Roskoveci, ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

    Mjekët thonë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, pasi kanë mbërritur shpejt në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!