Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Bisht-Kamzës në Shqipëri, ku një automjet i drejtuar nga një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një peshkatar që ndodhej pranë një kanali.
Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami, i cili humbi jetën në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte i mituri ka dalë nga rruga dhe ka përplasur Bajramin, duke përfunduar më pas në kanal.
Burime nga policia dyshojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.